Lajme

Euro apo lek? Pse shqiptarët kanë preferuar gjithmonë valutat?

Që nga viti 2003, makinat, shtëpitë dhe tokat në Shqipëri nisën të shiteshin thuajse tërësisht në euro. Kursimet gradualisht u zhvendosën drejt monedhës europiane, edhe pagat më të preferuara po ashtu, kredia filloi të merrej në euro, duke e bërë atë edhe sot monedhën që përdoret thuajse sa leku në ekonominë tonë.

Prirja e shqiptarëve për të preferuar monedhat e huaja kundrejt lekut lidhet me historinë, ku ngjarje të caktuara kanë ndikuar në besueshmëri dhe në këtë qasje.

Goditjen e parë për monedhën vendase, shqiptarët e morën në fillimet e emetimit të saj, në kohën e Zogut, kur në vitin 1926, ai mblodhi arin në këmbim të sasive të mëdha të kartëmonedhave. Këto kartëmonedha u zhvlerësuan ndjeshëm, duke bërë që kursimtarët të humbnin shumë.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Pas vitit 1944, shqiptarët do të merrnin dhe një tjetër goditje, teksa shumë panë që monedhat e tyre të fshehura të floririt u morën nga regjimi komunist dhe ata u detyruan të bashkëjetonin me lekun shqiptar. Kjo situatë vijoi deri në vitin 1990. kur kursi i këmbimit u la i lirë dhe inflacioni u rrit me hapa galopantë, dollari fitoi vendin e dëshiruar fshehurazi në kohën e komunizmit.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias: Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur nga zyrtarët e lartë

Monedha amerikane që pas viteve ‘90 ishte pika e fortë mbështetëse për shumë shqiptarë. Por, që prej vitit 2002, shumë individë panë kursimet e tyre në dollarë të zhvlerësoheshin, si rrjedhojë e nënçmimit të dollarit. Në mënyrë të natyrshme, shqiptarët e braktisën monedhën amerikane për t’u mbështetur te një monedhë tjetër e re dhe e fortë, ajo europiane, prirje që duket se do të vazhdojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *