KryesoreLajme

Beqa demanton shpifjet dhe dezinformimin e Debat Plus të RTV Dukagjinit: Stop gazetarisë së rreme

Shkruan Anyla Beqa

🛑 STOP gazetarisë së rreme.

Emisioni i mbrëmshëm (5 qershor) në Debat Plus tek RTV Dukagjini kishte për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe mungesa e etikës dhe profesionalizmit e këtij emisioni është e pafalshme dhe e papranueshme.

Si unë, ashtu edhe Visar M. Kelmendi, kemi dhënë përgjigje të qarta dhe të dokumentuara për çdo pyetje që na është dërguar, në po të njejtën ditë kur do te shfaqej emisioni, pa na njoftuar fare per emisionin! Jemi pergjigjur brenda ditës, dhe dokumentet që ua kemi dorëzuar – u injoruan me vetëdije. Pse? Sepse nuk u përshtateshin me narrativën që kishin vendosur ta tregojnë.

Unë nuk kam qenë kurrë pjesë e kompanisë GET Group, as aksionare, as e angazhuar. Bile nuk kam qenë kurrë e angazhuar e as aksionare në asnjë kompani private në karrierën time. Unë kam filluar punën në sektorin e energjisë në Bankën Botërore në Washingon DC, sa kam jetuar atje, e pastaj kam vazhduar në të njejtin sektor në GIZ e MCC në Kosovë.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Ndërkohë, Visari ka qenë themelues dhe aksionar i vetëm i GET qysh në moshën 24-vjeç, shumë përpara se ne të njihemi. Çdo angazhim i kompanisë së tij me institucione shtetërore ka ndodhur para vitit 2021 – vitit kur unë fillova punën pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Deklarimet e mia të pasurisë janë të hapura, me informata të verifikueshme. E vetmja “gjetje” e këtij emisioni është një pasaktësi teknike në sistemin e AKK, për të cilën unë kam bërë adresim zyrtar. Dhe sot, këtë e përdorin për të më sulmuar mua dhe familjen time.

Ky nuk është investigim. Ky është linçim.
Gazetaria që nuk e publikon të vërtetën kur e ka përpara, nuk është gazetari – është propagandë. E vërteta është më e fortë se çdo emision i ndërtuar mbi gjysmë-fakte dhe qëllime të ulëta.

Unë e Visari jemi martuar në vitin 2021. Që atëherë, ruajmë me përkushtim profesionalizmin dhe integritetin, në punë e në familjen tonë. Të dy kemi punuar ndershëm për gjithçka që kemi ndërtuar.

Lexo më shumë  Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën

Unë e Visari nuk kemi ndërtuar karrierë mbi hije e favore. Të dy vijmë nga familje që kanë punuar me ndershmëri dhe sakrificë për ta çuar përpara këtë vend, prindër e gjyshër– disa prej tyre kanë dhënë edhe jetën për të. Nuk kemi ardhur as nga privilegji, as nga pazaret politike. E kemi ndërtuar gjithçka me mund e dinjitet. Këtë vazhdojmë ta bëjmë edhe sot. Këtë e di secili e secila që na njeh apo ka punuar me ne.

Nëse dikujt po i pengon e prish punë integriteti im, rreptesia profesionale e qëndrueshmëria ime në kërkesat për përkushtim për të shtyrë përpara politika të drejta, transparente dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht — le ta dijë se me shpifje kot e ka. Kush s’mund të përballojë standardin, tenton të ulë nivelin për të sulmuar.

Rruga Press

YouTube player