KryesoreOpinion/Aktualitet

Një grup mercenarësh mediatikë në Kosovë po parashtrojnë një narrativë tejet të ligë në rrafshin njerëzor dhe thellësisht antikombetare

Shkruan Besmir Lushaj

Një grup mercenarësh mediatikë në Kosovë po parashtrojnë një narrativë tejet të ligë në rrafshin njerëzor dhe thellësisht antikombetare.

Sipas tyre viktimat civile të luftës në Kosovë nuk u vranë duke luftuar e për rrjedhoje na nevojitet njëfarë reduktimi i pranisë së tyre në historinë tonë.

Lexo më shumë  Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë

Pra ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se civilët e Reçakut nuk u vranë duke luftuar ashtu si mijëra civilë të tjerë.

Po ashtu duhet të kemi gjithnjë parasysh se 1200 fëmijët e vrarë nga forcat serbe nuk po luftonin, ashtu siç nuk po luftonin as 20 mijë gratë e vajzat e përdhunuara nga paramilitarët e çetnikët.

Ngulmimi në reduktimin e pranisë historike të një realiteti ka gjithmonë për synim të fundëm asgjësimin e tij nga kujtesa kolektive.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Protesta antiqeveritare në Shqipëri kundër korrupsionit, policia dhunon e arreston protestues

E se kujt i vyen ma së shumti asgjësimi i kujtesës historike në Kosovë – kjo dihet.

Rrjedhimisht edhe kujt po ia kryejnë punën mercenarët në fjalë – krejt ashiqare po dihet.

https://www.facebook.com/besmir.lushaj/posts/pfbid026gx5yfkt62Tv38SZZZE38yG5q1FCFWcck3Xhcq8t8CKVQanCTih8US26UbMXA3pEl

Rruga Press

YouTube player