BotaKryesore

Franca ka prova për lidhjet e Vuçiqit me kartelet e drogës

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, partia më e madhe opozitare në Serbi, Marinika Tepiq, ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë informacione që e lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me kartelet e drogës.

Në një konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë, Tepiq tha se lidhja mes Vuçiqit dhe organizatave për kontrabandë dhe shitje të drogës bëhej përmes Filip Koraqit, i cili në vitin 2023 u ekstradua në Francë nga Hungaria.

Lexo më shumë  Putini pranon mungesën e karburantit në Rusi pas sulmeve të Ukrainës

Bëhet fjalë, sipas saj, për “mijëra dokumente, incizime zanore dhe fotografi” që Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi “i mban në sirtar”.

YouTube player

Ndër të tjera, bëhet fjalë për komunikime përmes aplikacionit “Sky” që datojnë nga viti 2021, ku Koraqi kishte emrin e koduar “Robin”.

Në këto komunikime, pretendon Tepiq, përmenden Aleksandar Vuçiq, vëllai i tij, Andrej Vuçiq, si dhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hrkaloviq.

Lexo më shumë  Zbardhet dosja e re/ Si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merrte tendera dhe licencë për panele diellore nga Balluku, kompania në emër të motrës që punon si shefe kuzhine jashtë vendit dhe kunatit

“A sugjerojnë të dhënat se Koraqi u ndihmua nga policia në Serbi?”, pyeti Tepiq, duke fajësuar për këtë situatë prokurorët e Prokurorisë për Krim të Organizuar.

YouTube player