KryesoreLajme

FSK: Gjenerali gjerman përgëzoi gjeneral Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ushtarake ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, të enjten më 29.05.2025.

Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, thellimi i bashkëpunimit konkret në fusha kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në institucionet ushtarake gjermane, organizimi i trajnimeve të përbashkëta në të ardhmen, situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe në rajon; ishin pikat që u diskutuan në këtë takim.

Lexo më shumë  Konjufca pret zv.kryeministrin Nik Gjeloshaj dhe kryetarin e Ulqinit, Genc Nimanbegu: Diskutuam me miqtë e mi pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi

“Gjeneral Breuer, nga ana e tij, e përgëzoi Gjeneral Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja, duke vlerësuar rolin e saj në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht ofroi vazhdimin e mbështetjes së forcave gjermane për FSK-në në përputhje me objektivat e saj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta ishin zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të cilat Komandati i FSK-së njoftoi Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Lexo më shumë  “Përdorimi i ujit si presion politik është i papranueshëm” – Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

“Vizita e Gjeneral Breuer paraqet një moment të rëndësishëm për FSK-në, duke përforcuar partneritetin strategjik me Gjermaninë dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës sonë”- përfundojnë Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e datës 29.05.2025.

YouTube player