KryesoreLajme

Pas ShBA-së edhe BE-ja pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Vendet e Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër heqjes së të gjitha sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë, me qëllim që ta ndihmojë vendin e dalë nga lufta që të rikuperohet pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje fillestare për këtë lëvizje, që mund të zbulohet zyrtarisht nga takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel.

Ky veprim pason njoftimin e Shteteve të Bashkuara gjatë javës së kaluar se do të heqin gjithashtu të gjitha sanksionet ndaj Damaskut.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Diplomatët e BE-së i thanë AFP-së se marrëveshja duhet të parashikojë heqjen e sanksioneve që i shkëputin bankat siriane nga sistemi global dhe ngrijnë asetet e bankës qendrore.

Por diplomatët thanë se blloku kishte ndërmend të vendoste sanksione të reja individuale ndaj atyre që ishin përgjegjës për nxitjen e tensioneve etnike, pas sulmeve vdekjeprurëse që synonin pakicën alevite.

Masat e tjera që synonin regjimin e al-Asadit dhe ndalonin shitjen e armëve ose pajisjeve që mund të përdoren për të shtypur civilët, do të mbeteshin në fuqi.

Lexo më shumë  Deputetja austriake: Të ndalet dhuna policore dhe intimidimi i protestuesve në Shqipëri

Lëvizja e fundit nga BE-ja vjen pasi ndërmori një hap të parë në shkurt për pezullimin e disa sanksioneve mbi sektorët kryesorë ekonomikë sirianë.

Zyrtarët thanë se këto masa mund të rivendosen nëse udhëheqësit e rinj të Sirisë shkelin premtimet, për të respektuar të drejtat e pakicave dhe për të ecur drejt demokracisë.

Rruga Press

YouTube player