Alimehmeti: Në 2025 ende flasim për standarde zgjedhore, ky është problem madhor
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Ilir Alimehmeti, kandidati i Koalicionit për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Tiranës, foli mbi ecurinë e numërimit të votave dhe shqetësimet e vazhdueshme për standardet zgjedhore në vend.
” Procesi është dinamik. Është numëruar një sasi kutish për qarkun e Tiranës. Ka pasur një numërim fillimisht të atyre që ishin me votim elektronik.
Vazhdon numërimi tani në KZAZ-të e tjera patjetër me një distancë kohore se këtu tani votimi dhe numërimi ishter manual jo elektronik, që do të thotë do të dojë kohën e vetë. Kam mendimin që nuk do të mbarojë brenda kësaj nate duke qenë se ende nuk ka mbaruar subjekti politik, sepse numërimi i kandidatëve vjen në një moment të dytë.
Shumica e një pjese dërrmuese e vendimit brenda natës së nesërme do të jetë e përfunduar, maksimumi qenka dhe një ditë më pas, kështu e shoh në dinamikë.
Nuk besoj që ka një lumturi, pastaj sesi gjithkush përballet me situatën janë metodat e veta. Mua më vjen keq që në 2025 të flasim ende për standarte zgjedhore sepse ky është një problem madhor që kemi dhe vazhdojmë e kemi.
Po të njëjtat probleme do të kemi edhe pas 4 vitesh dhe nuk bëjmë asgjë, i harrojmë, i kujtojmë. Edhe emrat e përvetcëm janë të njëjtët.
Kishte një pritshmëri të madhe sivjet. Që do kishte një farë kontrolli një farë arbitrimi më të mirë. Nuk pamë asgjë në praktikë të ndodhte”, u shpreh Alimehmeti.
Rruga Press

