BotaKryesore

Pse Merz nuk siguroi dot shumicën, çfarë ndodh tani në Gjermani

Friedrich Merz humbi për pak vota raundin e parë të votimit për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë, duke marrë një goditje surprizë për partinë e tij CDU.

Merz, që ka qenë politikani favorit për t’u bërë kancelar që kur partia e tij fitoi zgjedhjet federale në shkurt, siguroi 310 vita, 6 më pak nga sa ishte kuorumi i nevojshëm për një mazhorancë në Bundestag.

Dështimi i Merz në votimin e së martës shënon herën e parë në historinë e republikës federale që një kancelar i ardhshëm nuk siguron dot shumicën e votave pasi ka fituar zgjedhjet dhe siguruar një koalicion qeverisës.

Bëhet fjalë gjithashtu për një zhgënjim personal për Merz, i cili e kishte bërë të qartë se priste ta merrte në mënyrë të thjeshtë shumicën në parlament, duke qenë se CDU dhe partneri i saj i koalicionit, SPD, kanë 328 mandate së bashku, kuotë që është edhe më e lartë se 316 votat e kërkuara.

Lexo më shumë  Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Përmes një komunikate për shtyp, CDU ka shprehur mbështetjen për liderin Merz, duke thënë: “Vendi ynë ka nevojë për stabilitet. Duhet të mbahet një raund i ri votimi dhe me shpejtësi”.

Edhe pse humbja nuk është përfundimtare, një votim i dytë pritet të zhvillohet brenda pak ditësh. Megjithatë rezultati konsiderohet një goditje poshtëruese për Merz, i cili tashmë përballet me dyshime brenda koalicionit dhe sulme nga jashtë, përfshirë kritika të vazhdueshme nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Analistët besojnë se dështimi për t’u zgjedhur kancelar mund të jetë pasojë e mosvotimit nga ligjvënës të koalicionit për shkak të shëndetit të dobët ose protestës së heshtur politike. Votimi i kancelarit është një formalitet në Gjermani, pasi marrëveshjet e koalicioneve bëhen më herët.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

Kancelari në largim Olaf Scholz do të qëndrojë në detyrë përkohësisht derisa situata të zgjidhet. Ndërkohë, planet e Merz për të udhëtuar në Paris dhe Varshavë të mërkurën për të konsoliduar lidhjet evropiane janë pezulluar për shkak të krizës së brendshme politike.

Merz kishte ndërtuar fushatën e tij mbi premtimet për një qasje më të vendosur në politikën e jashtme dhe për forcimin e bashkëpunimit me fqinjët evropianë, por rënia e tij e parë në Bundestag tregon brishtësi të theksuar të koalicionit me SPD-në, e cila vetë ka pësuar rënie historike në mbështetje.

Votimi i ardhshëm do të jetë një provë kyçe për aftësinë e Merz për të mbajtur të bashkuar shumicën e tij parlamentare. Nëse dështon sërish, rritet rreziku për zgjedhje të reja, një skenar që tashmë po promovohet nga Alternativa për Gjermaninë (AfD).

YouTube player