KryesoreLajme

Prezantohet projekti i Digës së Pollatës, projekti me vlerë 58 milionë euro

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot është prezantuar diga e cila do ndërtohet në fshatin Pollatë të Podujevës.

Sipas Aliut, kjo digë kap vlerën prej 58 milionë euro, e cila do të jetë zgjidhje jetike për mungesën e ujit.

Statusi i tij i plot:

 Nga projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës është prezantuar raporti fillestar i këtij projekti.

Lexo më shumë  Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008, opozita po kritikon atë që vetë e ka bartur në dispozitat e Kushtetutës

Kompania projektuese prezantoi sot raportin fillestar që sjell më afër realizimin e një prej investimeve më të rëndësishme për këtë zonë dhe më gjerë.

Me një vlerë rreth 58 milionë euro, kjo digë do të jetë zgjidhje jetike për mungesën e ujit, sidomos tani kur thatësirat po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.

Pas mbi 50 vitesh pa ndërtuar diga të reja, kjo dekadë shënon një kthesë të madhe: 5 diga të reja që do të garantojnë ujë të sigurt për të gjithë e për një kohë të gjatë.

Lexo më shumë  Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën dhe ngrihen në protestë: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
YouTube player