KryesoreLajme

Takimi i Bislimit me Sorensenin, Qeveria: U diskutua për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit zbatues të Ohrit

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

Tutje thuhet se Bislimi e falënderoi emisarin Sørensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre.

YouTube player

Lexo më shumë  Mijëra qytetarë do të dalin për të 53-tën ditë radhazi te Kryeministria: Rama jepe dorëheqjen