KryesoreLajme

GJKKO merr vendimin, lë në burg Veliajn/ Nga kontrollet te dëshmitë dhe sekuestrimi i celularëve, SPAK informon për hetimet 2-mujore ndaj kryebashkiakut

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të GJKKO për çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë seancës, gjykata u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Lexo më shumë  Kryeministri i Kroacisë Plenkoviq uron kryeministrin Kurti, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Sa i përket masës së sigurisë, nuk ka patur ndryshim — Veliaj do vazhdojë të qëndrojë në masën e arrestit me burg.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kanë kërkuar që masa e sigurisë “arrest me burg” të vazhdojë. Ndërsa, avokatët kanë kërkuar që masa e sigurisë  të shuhet.

YouTube player

Lexo më shumë  Ambasadori i Britanisë në Kosovë: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari