KryesoreLajme

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Shaqiri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë të zgjedhur, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, vizitoi për ngushëllime familjen e të ndjerit Sylejman Shaqiri, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës dhe gazetar i mirënjohur.

Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjes Shaqiri dhe të gjithë miqve të të ndjerit për këtë humbje të madhe.

Lexo më shumë  Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues

“Profesionist me kompetencë dhe integritet, qytetar me bujari e patriotizëm, ferizajas me dije e shije, Sylejman Shaqiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme, kontribut të paçmueshëm dhe kujtime të paharrueshme te të gjithë ne që e njohëm dhe te shoqëria mbarë”, shkroi kryeministri në librin e ngushëllimeve.

YouTube player

Lexo më shumë  Forcohen lidhjet shqiptaro-kroate në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes: Tre komandantët e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë së bashku