KryesoreLajme

KDI-ja publikon raportin, ministrja Rizvanolli akuzon Serbinë se s’po zbaton marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli akuzoi Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të raportit të  Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), Rizvanolli  tha se Procesi i Berlinit është kyçe në bashkëpunimin rajonal.

Ajo vlerëësoi se Kosova është vendi më proaktiv në rajon në kuadër të Procesit të Berlinit.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Ndërsa, Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) vlerësoi se Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e Planit të veprimit për tregun e përbashkët rajonal të Procesit të Berlinit.

“Kosova në kuadër të agjendës së reformave evropiane bëri përparim në zhvillimin e rrjetit 5G si pjesë e agjendës digjitale 2030”, vuri në dukje hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli, duke shtruar shtruar nevojën për angazhim më të madh në kuadër të agjendës së gjelbër.

Lexo më shumë  Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Ajo vlerësoi se vendi ka bërë përparim edhe në miratimin e legjislacionit në kuadër të obligimeve të marra në këtë proces.

YouTube player