KryesoreLajme

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në Turqi: Thellohet bashkëpunimi ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Ai atje ndodhet me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.

“Në takimin me Gjeneral Gürak, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

Në kuadër të vizitës zyrtare, Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së.

“Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara. Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi”, vazhdon njoftimi.

Lexo më shumë  Gazetari dhe aktivisti serb, Radomir Dimiq: Listës Serbe duhet t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje - Në koordinim me Beogradin, vepron kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave të popullatës serbe në Kosovë
YouTube player