KryesoreLajme

Aksioni i policisë për rastin e vrasjes së rreshterit Lika, reagon ministri Sveçla

Ministri Xhelal Sveçla ka reaguar për aksionin në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Ai ka thënë se Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

Ndryshe, në media është raportuar se disa persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me rastin.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

Lexo më shumë  Zgjedhjet dhe stabiliteti institucional në fokus, Haxhiu pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Rruga Press

YouTube player