KryesoreLajme

Gjenerali amerikan, i lumtur me zhvillimet që po bën FSK-ja

Gjenerali Major Stephen Osborn, Agjenti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), ka realizuar një vizitë në Kosovë ku është pritur nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë takimit, ata diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes FSK-së dhe GKA, si pjesë e programit të partneritetit shtetëror të dy forcave.

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Në kuadër të vizitës së tij, Gjenerali Osborn vizitoi Komandën e Logjistikës, ku u njoftua me zhvillimin dhe kapacitetet logjistike të FSK-së, sfidat që hasen dhe objektivat për të ardhmen.

Ai gjithashtu vizitoi Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes, ku mbajti një fjalim motivues, duke vlerësuar rolin e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinj dhe duke theksuar sfidat që ata do të përballen në të ardhmen.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rruga Press

YouTube player