KryesoreLajme

Kryeministri Kurti priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier

Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti priti në takim ditën e sotme Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë bisedës mes tyre kryeministri Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjika në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se vendi ynë mirëpret trupat shtesë që Belgjika i ka dërguar në kuadër të misionit të KFOR-it, duke filluar nga 1 prilli 2025.

Lexo më shumë  Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, investimet, drejtësia e sundimi i ligjit. U theksua vullneti dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Lexo më shumë  Kongresmeni i SHBA Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027

Rruga Press

YouTube player