KryesoreLajme

VV-ja e bindur se i ka votat për formimin e qeverisë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur të bindur se i kanë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë në seancën konstituive më 15 prill.

Deputetët e partisë që fitoi zgjedhjet sot e kishin ditën për t’u regjistruar si deputet. Dhe janë pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i pyetur se a i kanë votat e mjaftueshme, u shpreh: “Patjetër që po”.

“61 i kërkon Kushtetuta. Sa më shumë, aq më mirë”, ka deklaruar ai, pa dhënë detaje të tjera.

Lexo më shumë  Skandali/ Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri nga ushqimi

I bindur se VV-ja do ta formojë qeverinë është shprehur edhe Agim Bahtiri. Por nuk tregoi se me cilët deputetë do ta mbërrijë numrin e nevojshëm prej 61.

“Mendoj se po… numrat janë të deputetëve, 61 e më shumë. Do të bëhet me deputet të Republikës së Kosovës”, u përgjigj ai.

Më konkret ishte deputeti Halil Thaçi. Sipas tij, kryeministër do të zgjidhet Albin Kurti me 63 vota.

Lexo më shumë  Studentja e helmuar te Akademia e Sigurisë në Tiranë: Sot na detyruan të hamë në mensë sa për sy e faqe

“Me 63 vota, kryeministër do të jetë Albin Kurti, ndërsa kryeparlamentar Glauk Konjufca”, ka deklaruar Thaçi.

Ditë më herë, kryeparlamentari Konjufca pati thënë se kanë nevojë për koalicion për ta formuar qeverinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte ftuar për takim konsultues kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Por Abdixhiku kishte refuzuar ftesën.

YouTube player