Lajme

Pezullohen katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me detyrë në Stacionin Policor Mitrovicë Veri janë pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të policisë

Në njoftimin për media thuhet se suspendimi i zyrtarëve policorë vjen si rrjedhojë e pamjeve të publikuara në disa portale dhe rrjetet sociale, të cilat tregojnë pamjet se si zyrtarë policorë në uniformë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kalojnë kohën në një lokal/sport-klub.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci e komandant Jashari takohen me Kasanofin në Departamentin e Shtetit, diskutojnë për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike

Vendimi mbi suspendimin e tyre të përkohshëm deri në 72 orë, është lëshuar sot, nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë Veri, mbi bazën e dyshimit, se të njëjtit, në kohën e detyrës zyrtare, në uniformë zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me ç ‘rast kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore të paraparë në bazë të Udhëzimit Administrativ mbi ‘Shkeljet, masat dhe procedura disiplinore në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Veç suspendimit të përkohshëm, stacioni policor Mitrovicë Veri, ka iniciuar procedurën për hetim të shkeljeve të supozuara ndërsa “procedurat tjera të hetimeve të brendshme disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *