Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara nderon Nënë Terezën, vendos imazhin e saj në pullën e postës
Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, UN Stamps, nderon Nënën Terezë duke e vendosur në pulla postare foton e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York.
Në njoftim thuhet se përmes kësaj pulle postare, kjo agjenci e OKB-së ka nderuar jetën dhe trashëgiminë e nobelistes Nëna Terezë për përpjekjet e saj të palodhshme ndaj njerëzve më me nevojë në botë.
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2021/08/Screen-Shot-2021-08-14-at-12.37.06.png)
Rruga Press