Bota

Boris Johnson: Nuk do ia kthejmë shpinën Afganistanit

Në një deklaratë ditën e djeshme, kryeministri britanik Boris Johnson  tha se nuk do t’i “kthejë shpinën Afganistanit” përballë pushtimit të talebanëve, duke i kërkuar Perëndimit të bashkëpunojë  me Kabulin për të parandaluar që vendi të bëhet përsëri një terren i terrorizmit.

Duke folur për televizionin britanik pas takimit të komitetit qeveritar të krizës, kryeministri britanik tha se vendi i tij synon të “ushtrojë presion” përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por përjashton mundësinë e një “zgjidhjeje ushtarake”.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

“Ne do të përdorim mjetet tona diplomatike, politike dhe buxhetin e ndihmës ndërkombëtare për të ushtruar presion,” “Ideja e zgjidhjes se konfliktit përmes ushtrisë ose luftimeve nuk është e këshillueshme,” përfundoi kryeministri britanik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *