KryesoreLajme

Banka Botërore krenohet me Kosovën për transformimin e saj nga përfituese në donatore të IDA-s (VIDEO)

Banka Botërore ka publikuar një video të shkurtër që tregon historinë e suksesit të Kosovës, e cila tashmë është donatore në kuadër të Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), duke theksuar angazhimin e vendit për mbështetjen e shteteve në nevojë.

Ky transformim simbolizon një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke kaluar nga një vend përfitues i ndihmës ndërkombëtare në një kontribuues aktiv për zhvillimin global.

Lexo më shumë  Maqedonci dhe Helez diskutojnë forcimin e sigurisë rajonale në Sarajevë

Si donatore e IDA-s, Kosova bashkohet me vendet e tjera që mbështesin financiarisht projektet zhvillimore në shtete që përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në solidaritetin ndërkombëtar dhe ndarjen e përvojës së saj të zhvillimit.

Më poshtë videon e publikuar nga Banka Botërore për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s:

Lexo më shumë  Kurti takon sekretarin e përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq
YouTube player
YouTube player