Lajme

Zyrtare! Arben Vitia është kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës

Në takimin e sotëm, është vendosur që Vitisë t’i besohet gara për kryeqytetin, ndërsa pritet të zyrtarizohen edhe emra të tjerë.

 Lëvizja Vetëvendosje! ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Në takimin e sotëm, është vendosur që Vitisë t’i besohet gara për kryeqytetin, ndërsa pritet të zyrtarizohen edhe emra të tjerë.

Lexo më shumë  “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

Deri më tani mediat vendase kanë bërë me dije për rikandidaturat e kryetarëve aktualë të Prizrenit dhe Podujevës, Mytaher Haskuka dhe Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi. Ndërkohë që jo më larg se dje, kreu i LVV-së, Albin Kurti konfirmoi kandidaturën e deputetes Mimoza Kusari Lila për kryetare të Gjakovës.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq subjektet politike kanë kohë 30 ditë për të bërë fushatë zgjedhore, megjithatë deri më tani nuk janë afirmuar të gjithë emrat që do të garojnë për të drejtuar komunat e vendit. 

Lexo më shumë  Kurti: Fushata bombarduese e NATO-s ndaloi gjenocidin e spastrimin etnik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *