KryesoreLajme

Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të mërkurën me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në takim ajo ka thënë se është urgjente që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen. Sipas njoftimit në Facebook, kanë diskutuar edhe hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Lexo më shumë  Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

“Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së”, ka shkruar Osmani.

Më tej, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.  

Lexo më shumë  Brenda pesë ditësh, shumë qendrime, për çështje kaq serioze për shtetin, ndoshta këta të PDK-së fillimisht duhet të dakordohen mes vete se cili është qëndrimi i tyre
YouTube player