KryesoreSport

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Anglisë.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në udhëtim te Anglia, ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45 dhe djelmoshat kuqezi janë gati për këtë përballje.

Megjithatë, përzgjedhësi Sylvinho duket t’i bëjë disa zgjedhje të detyruara shkaku i lëndimit të disa lojtarëve.

Lexo më shumë  Murati: Në këto dy vjet kemi shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Mediat mësojnë se trajneri brazilian do t’i besojë skemës 4-3-3, ku në portë do të jetë Thomas Strakosha.

Në mbrojtje, Ivan Balliu është i sigurt në të djathtë dhe Berat Gjimishiti në qendër, teksa dy vendet tjera pritet të zihen Naser Aliji në të majtë dhe nga Arlind Ajeti që do ta zëvendësoj Ardian Ismajlin, i cili nuk është 100 për qind.

Mesfusha do të jetë ajo e përhershmja me Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin dhe Qasim Laçin.

Në sulm, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani do të luajnë nga krahët, ndërsa Myrto Uzuni shihet favorit para Armando Brojës, i cili nuk është ende në formën më të mira dhe Ernest Muçit.

Lexo më shumë  Shanset për Botërorin/ Silvinjo: Duhet të punojmë shumë dhe të luftojmë për çdo pikë

Në anën tjetër, Thomas Tuchel pritet të luajë me rreshtimin 3-5-2, me Jordan Pickford në portë, Kyle Walker, Marc Guehi e Levy Colëill në mbrojtje, Reece James, Declan Rice, Jordan Henderson dhe Myles Lewis-Skelly në mesfushë dhe Jude Bellingham e Marcus Rashford që do ta ndihmojnë Harry Kane në sulm.

YouTube player