KryesoreLajme

Maqedonci: Kosova do të ketë rol kyç në “Defender Europe 2025”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në “Defender Europe 2025”, duke qenë jo vetëm vend pritës, por edhe qendër e komandës ushtarake amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se në këtë edicion të ushtrimit të madh ushtarak, Kosova do të luajë një rol të zgjeruar, duke përfshirë pjesëmarrjen me njësi ushtarake dhe pritjen e një komande të lartë ushtarake amerikane.

Lexo më shumë  Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Edhe më shumë dhe edhe më e involvuar se në “Defender Europe 23”, Kosova në “Defender Europe 25” do të jetë jo vetëm vend pritës dhe pjesëmarrëse me njësi ushtarake, por edhe vendi ku do të vendoset një komandë e lartë ushtarake amerikane, nga e cila do të udhëhiqen të gjitha trajnimet në Ballkanin Perëndimor”, tha Maqedonci në ATV.

Sipas tij, kjo është hera e parë që një komandë e tillë ushtarake do të vendoset në Kosovë, duke e bërë vendin një qendër strategjike për operacionet e “Defender Europe 2025”.

Lexo më shumë  Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali, BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu!

“Për herë të parë, Kosova do të jetë jo vetëm vend pritës, siç ka qenë në “Defender Europe 21” dhe 23, por edhe selia e një komande të lartë ushtarake, e cila do të udhëheqë operacionet nga bazat tona ushtarake”, u shpreh Maqedonci

YouTube player