KryesoreLajme

Plenkoviq për bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë: S’kemi nevojë ta pyesim Serbinë apo NATO-n

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka thënë se për marrëveshjen e fundit ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë nevojë ta pyesin Serbinë apo NATO-n. Ka theksuar se marrëveshja nuk është e natyrës armiqësore. 

Plenkoviqit iu përgjigj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se këto janë marrëveshje të përbashkëta.

Ai theksoi se Kroacia nuk ka asnjë qëllim armiqësor me këtë marrëveshje.

“Ne e krijuam një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo marrëveshje nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-n”, u shpreh Plenkoviq.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që nxiti reagime në Serbi.

YouTube player