BotaKryesore

Gjermania rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Qeveria gjermane në largim është dakorduar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë aprovuar planet për rishikime buxhetore, raportojnë mediat e huaja.

Ndërsa pasiguria vazhdon dhe rritet mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet evropiane janë të vendosur për të shfaqur vendosmërinë e tyre ndaj mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Lexo më shumë  Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës

Ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies, ka njoftuar komitetin parlamentar për buxhet se janë arritur kushtet për autorizimin e fondeve shtesës.

Sipas një dokumenti, Ministria e Financave është dakorduar për shpenzime shtesë prej 2.54 miliardë eurosh për këtë vit dhe bashkë me disa shuma tjera, duke përfshirë edhe një rimbursim nga Fondi Evropian i Paqes, Gjermania do t’i ofrojë edhe 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Lexo më shumë  Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën dhe ngrihen në protestë: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të

Rruga Press

YouTube player