KryesoreOpinion/Aktualitet

Heshtja që vret!

Shkruan Nexha Xhema

Kryeministri maqedon na i trajton shqipëtarët si fëmijë problematikë, na i qorton e ju thotë që “ka me ardhë në çdo shpi me ua ngrehë veshin”!!!

Djali i Trumpit, në Beograd, na hedh baltë para botës tuj ba deklarata pro-serbe…

E çka bajnë liderët shqiptarë?

Asgja!

Heshtin!

Heshtin në Maqedonin e Veriut se janë msu me e majtë kryet ulë, veç për me ruejtë kolltukun. Nuk guxojnë me ia kthye fjalën kryeministrit maqedon, që përdor një gjuhë raciste e diskriminuese ndaj shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë faj për tragjedinë në diskotekë, po fajtorët janë ata që e kanë lanë vendin pa shtet, pa siguri, pa institucione funksionale.

Lexo më shumë  "Për 7 breza do ta shkrij"/ Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma bëri kështu nuk e fal

Po qysh me reagu?

Ata janë msu me u rujt prej maqedonëve, jo me i kundërshtu.

Heshtin në Kosovë e Shqipni, se kurrë s’kanë ditë me ba diplomaci si duhet.

Djali i Trumpit del në Beograd e flet për Serbinë si viktimë, e s’ka asnji zyrtar nga qeveria e Kosovës e as ambasadës me ia përmend masakrat, gjenocidin, dhunimet, fëmijët e vram…

Në Shqipni as nuk e vret kush menën, se atje kanë hallin me iu servilos serbëve e me ba biznes me ta.

Lexo më shumë  Osmani dekoron Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave

Në vend se me i luftu narrativat serbe, antikombëtare, ata mjaftohen me u marr me t’pame e ngushllime nëpër deka…

Po pse heshtin?

➖Se janë të paaftë me përfaqësu popullin e vet.

➖Se kanë frikë me i prishë punët me ata që u mbajnë karriget.

➖Se për ta, kombi asht veç nji fjalë që e përdorin kur ju duhet vota.

Po nuk e ndryshum këtë mentalitet të servilëve e të frikacakëve, nesër ka me ardhë dikush tjetër e me na sha edhe ma zi, e prapë ka me mbretënu heshtja. E kur heshtim, e vërteta jona mbetet e varrosun, e rrenat e t’tjerëve bahen histori!

YouTube player