LVV, PDK, LDK, AKR, dhe AAK do të kandidojnë në një listë të përbashkët në Mitrovicën e Veriut
Duket se LVV, PDK, LDK, AKR, dhe AAK do të kandidojnë së bashku në zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin e ka bërë me dije ish-kandidati për kryetar të Vetëvendosjes për Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq.
Ai thotë se është arritur një marrëveshje për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike për një listë të përbashkët në këtë komunë.
Atiq: Kemi nderin të ju njoftojmë, që sot në ora 16:00 do të mbajmë konferencë për shtyp tek rrethi matanë urës së Ibrit (tek ish xhamia e urës së Ibrit), ku do të prononcohemi për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët: LVV, PDK, LDK, AKR, AAK, VAKAT, Shoqëria Civile, dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve pakicë.
Rruga Press

