“Putini po luan”, thotë ministri gjerman për bisedën mes liderit rus dhe Trumpit
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se marrëveshja e presidentit rus, Vladimir Putin, për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë konsiderohet si “asgjë”.
Ai ka thënë se krahas marrëveshjes, Rusia s’i ka ndalur sulmet mbi Ukrainë, duke shtuar se Putini po “luan lojë”.
“Nuk janë zbutur sulmet ndaj infrastrukturës civile në natën e parë pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, e supozuar si telefonatë e rëndësishme dhe e madhe. Putini po luan një lojë këtu dhe jam i sigurt se presidenti amerikan s’do të jetë në gjendje të ulet dhe të shohë për shumë kohë”, ka thënë Pistorius, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është pajtuar me propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë 30-ditor në telefonatën e tij me Trumpin, por të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet.