KryesoreLajme

Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, pa përgjegjës edhe pas 17 vitesh

17 vite pas tragjedisë së Gërdecit ende përgjegjësit për 26 të vrarë dhe qindra të plagosur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, nuk janë ndëshkuar nga drejtësia.

Në një proces vite më parë u dënua ish-drejtori i Meicos Ylli Pinari, biznesmeni Mihal Delijorgji e disa ish-ushtarakë.

Dënimet ishin tejet të ulëta dhe familjarët e viktimave, sidomos Zamira Durda, nëna e një fëmije të vrarë mesditën e 15 marsit 2008 ka protestuar gjithmonë dhe kërkon drejtësi.

Lexo më shumë  PPP-të marrin 1 miliard euro nga shteti, gati gjysma e kontratave të koncesioneve janë nën hetim nga SPAK-u

Me kërkesë të familjes Durda SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili po vijon përballjen me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për tragjedinë e Gërdecit në drejtim të korrupsionit qeveritar të Sali Berishës, por deri më tani nuk ka rezultate dhe nëse këto rezultate nuk do të vijnë krimi shteteror i Gërdecit siç e cilësoi Gjykata e Strasburgut do të mbetet i pahetuar dhe i pandëshkuar.

Lexo më shumë  Gola në Asamblenë e KiE: Specialja nuk vërtetoi pretendimet e Dick Martyt, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë akuzat tjera

Tragjedia e Gërdecit mori jetën e 26 qytetarëve dhe qindra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale kapës shifrën e miliona eurove.

Rruga Press

YouTube player