Lajme

Osmani pret sekretarin e RCC, diskutohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Gjatë takimit, Osmani diskutoi angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal si hap kyç për avancimin e gjithë rajonit dhe një kontribuues për stabilitet dhe progres.

Ajo vlerësoi nismat rajonale, të cilat po kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve fqinje në rajonin tonë, me ç’rast potencoi rëndësinë e mundësive të barabarta pa pengesa procedurale apo politike.

Lexo më shumë  ’Rama po e shet Shqipërinë!’ Këlliçi: Ndryshimi s’vjen nga qielli, të majtë e të djathtë të vijnë sot në shesh

‘’Duke folur për procesin e Berlinit, presidentja Osmani theksoi nevojën për të punuar edhe më shumë në rikthimin e fokusit në tema të interesit të veçantë, siç është zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftërave të fundit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, presidentja Osmani theksoi rëndësinë jetike të investimit në fuqizimin e vajzave dhe grave, duke e cilësuar këtë si një parakusht për rritjen e mirëqenies dhe avancimin e zhvillimit të rajonit’’, u tha në njoftim.

Lexo më shumë  Gërvalla: Projektligji për Byronë nuk cenon qytetarin, merret me zyrtarët publikë

Osmani theksoi se Kosova ka konfirmuar rolin e saj konstruktiv në rajon dhe riafirmoi angazhimin për integrimin e plotë në kuadrin rajonal.

Rruga Press

YouTube player