KryesoreLajme

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Një video e re shfaq momentin kur anija me kontejnerë Solong përplaset në tankerin Stena Immaculate, në brigjet e Yorkshire gjatë të hënës në mëngjes.

Tankeri që transportonte derivate për aeroplanët ushtarakë të marinës amerikane si pjesë e programit të qeverisë amerikane, është dizajnuar të furnizojë forcat e armatosura amerikane me karburant sa herë që është nevoja.

Lexo më shumë  ​Mësuesi që vrau Miladin Popoviçin para 80 viteve

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, që tregon se nuk kishte ndonjë aktivitet dashakeq apo aktorë tjerë të përfshirë në incident.

E autoritet britanike kanë njoftuar se nuk kanë ndonjë provë që mund të bëhet fjalë për sabotim apo diçka të qëllimshme.

Kapiteni i anijes Solong është arrestuar dje, kurse pronari i anijes njoftoi se ai është shtetas rus.

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 1,000 fletëvotime të cilat fillimisht ishin shpallur të pavlefshme nga votat me postë, janë rivlerësuar dhe tani konsiderohen të vlefshme

Policia britanike thekoi se 59-vjeçari është arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

YouTube player