KryesoreLajme

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën pritet nga gjenerallejtënant Jashari

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa), gjeneral Christopher Donahue, vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, u prit në takim nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Fillimisht, Jashari e njoftoi gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen. Pastaj gjatë takimit u diskutua në përgjithësi mbi sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Rutte: Ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë

Ndërsa gjeneral Donahue e përgëzoi gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Republika e Kosovës në përgjithësi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veçanti.

Gjithashtu, gjeneral Donahue konfirmoi mbështetjen e tij për rrugëtimin e përbashkët drejt arritjes së objektivave strategjike.

Në fund të dy gjeneralët diskutuan për investimet në projektet e përbashkëta me interes reciprok të ushtrisë Amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Sekretari Rutte: Prania ime këtu demonstron përkushtimin e NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë

Ky takim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Rruga Press

YouTube player