KryesoreLajme

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë me një urim për 8 Mars: Jemi të përkushtuar që të rritet numri i grave në ushtri

Ministria e Mbrojtjes ka uruar të gjitha pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në urim thuhet se “në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht”.

“Ky muaj për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën për liri, demonstratat e 81-tës e Epopenë e UÇK-së. Në secilën etapë të rrugëtimit të popullit tonë për pavarësi kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi. Andaj sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më, dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo më shumë  Peci përuron pllakën përkujtimore për 10 shqiptarët e vrarë në Natën e Tmerrit në Mitrovicë

Tutje, theksohet se “Beteja për barazi shoqërore nënkupton dhe barazinë gjinore, është betejë nga më të vështirat, e në këtë duhet të kontribuojmë së bashku, gra e burra, që të mund të fitojmë harmoninë shoqërore”.

“Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që gjatë katërvjeçarit të ardhshëm të ngritë numrin e pjesëtareve gra në ushtri në 1000, dhe përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë”, vijon njoftimi.

Lexo më shumë  Kamberi dhe Dugolli flasin për forcimin e zërit për shqiptarët e Luginës

Mes tjerash thuhet se implementimi i politikave demokratike të bazuara në meritokraci dhe mbikqyrjen civile kanë për qëllim të përkrahin avancimin akademik e profesional të gruas në ushtri ashtu që kurrë të mos diskriminohen.

“Vetëm duke punuar të gjithë së bashku mund të përmbushim objektivat tona për shtet të sigurt, shtet të së drejtës e barazisë”.

Rruga Press

YouTube player