Lajme

Konjufca: Jasharët na mësuan se liria nuk fitohet pa armë e pa dëshmorë

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se krijimi dhe esenca e UÇK-së mbështetet te familja Jashari. Një deklaratë të tillë ai e bëri pas homazheve në Prekaz për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e tyre një të vërtetë, që e ka shpëtuar popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Kongresmeni i SHBA Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027

Ai ka bërë homazhe bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe personalitete të tjera politike. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative