KryesoreLajme

Kroacia: Bombarduesi amerikan B-52 fluturon mbi vendet anëtare të NATO-s në Evropë

Një avion i Forcave Ajrore të SHBA-së B-52 ka fluturuar mbi territorin e vendeve anëtare të NATO-s në Evropë, gjatë fluturimit mbi Kroacinë, është shoqëruar nga dy avionë luftarakë shumë-roli të Forcave Ajrore Kroate, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Bombarduesi strategjik B-52 thuhet se ka hyrë në hapësirën ajrore kroate në orën 18:18 të pasdites së djeshme në kufirin me Hungarinë, afër Viroviticës dhe ka dalë në orën 18:45 në zonën e Breganës.

Lexo më shumë  Bislimi: Po rrezikohet përfaqësimi demokratik i shqiptarëve në Luginë

Ky është një aktivitet i NATO-s i quajtur DDA (Deterrence and Defense of the Euro-Atlantic Area) në të cilin mori pjesë Kroacia dhe në të cilin avionët amerikanë B-52 fluturuan mbi territoret e vendeve anëtare të NATO-s në Evropë brenda një dite.

Rruga Press

YouTube player