Bota

Evropa po zgjohet – Shefja e BE-së e ka gati planin “Riarmatosja e Evropës”: Do t’ua prezantoj shteteve anëtarë nesër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar të hënën për një plan të quajtur “Riarmatosja e Evropës”, të cilin ajo ka thënë se do t’ua prezantojë shteteve anëtare këtë javë.

“Ne kemi nevojë për një rritje masive të mbrojtjes, pa asnjë dyshim,” u ka thënë ajo gazetarëve në Bruksel.

Njoftimi vjen një ditë pas një samiti në Londër të shumë liderëve të BE-së për të diskutuar se si të avancohet përfshirja për të ndihmuar Ukrainën dhe Rusinë për të gjetur paqen.

Lexo më shumë  Kryeministri i sapozgjedhur hungarez nis bisedimet me BE-në për fondet e ngrira

“Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcën dhe forca fillon me forcimin e vetvetes dhe ky është qëllimi i planit që unë do t’ua prezantoj shteteve anëtarë nesër”, ka deklaruar Von der Leyen.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë bisedime urgjente të enjten për të vazhduar mbështetjen urgjente ushtarake për Ukrainën dhe për të përgatitur një forcë të mundshme për të kontrolluar çdo paqe të ardhshme në vend.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon dy rafineri ruse dhe portin e Detit Baltik

Rruga Press

YouTube player