BotaKryesore

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: NATO garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës!

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas është shprehur se NATO është garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës. 

Gjatë intervistës me AFP, Kallas paralajmëroi gjithashtu se evropianët nuk do të mund të kontribuojnë në një marrëveshje të mundshme për Ukrainën nëse nuk do të ftoheshin në tryezën e negociatave, ndërsa presidenti amerikan po negocion drejtpërdrejt me homologun e tij rus Vladimir Putin. Kallas theksoi se vendet e NATO-s nuk e kanë sulmuar kurrë Rusinë, e cila sipas saj ka frikë nga demokracia.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Presidenti amerikan përjashtoi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, të cilën Moska e kundërshton, dhe mbetet e paqartë për garancitë e sigurisë që qeveria amerikane është e gatshme t’i ofrojë Kievit në rast të një marrëveshjeje armëpushimi, tre vjet pasi ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas.

Donald Trump ka thënë gjithashtu se NATO ka qenë ndoshta arsyeja që filloi e gjithë kjo situatë. Kallas u përgjigj duke thënë se këto akuza janë krejtësisht të rreme dhe se kjo është narrativa ruse, të cilën nuk duhet të besojnë.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Rruga Press

YouTube player