Bota

Meksika ndalon zyrtarisht mbjelljen e misrit të modifikuar gjenetikisht

Dhoma e ulët e Kongresit Meksikan ka miratuar një reformë kushtetuese që ndalon mbjelljen e misrit të modifikuar gjenetikisht (GM). Reforma u miratua me 409 vota pro dhe 69 kundër, me misrin indigjen të caktuar si një “element i identitetit kombëtar”, ndërsa misri i modifikuar gjenetikisht u ndalua zyrtarisht të mbillet në Meksikë, raportoi Reuters.

Reforma tani shkon në Senat për miratim përfundimtar.

Nisma e Presidentes meksikane Claudia Sheinbaum erdhi pasi një panel mosmarrëveshje tregtare vendosi në dhjetor se Meksika po shkelte Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) duke vendosur kufizime për misrin e modifikuar gjenetikisht, i cili kryesisht importohet nga Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Si rezultat, Meksika hoqi kufizimet në importin e misrit GM për konsum njerëzor, ushqim për kafshët dhe përdorime industriale.

Meksika ka ndaluar tashmë mbjelljen komerciale të varieteteve të misrit GM, duke pretenduar se ato mund të kontaminojnë varietetet autoktone.

Megjithatë, Sheinbaum premtoi të ndalonte zyrtarisht mbjelljen e misrit të modifikuar përmes Kushtetutës.

Meksika blen çdo vit misër GM me vlerë rreth pesë miliardë dollarë nga SHBA, kryesisht për ushqim për kafshët.

Lexo më shumë  Zelensky: S’ka ende garanci sigurie në marrëveshjen për mineralet

Grupi Këshillimor i Tregjeve Bujqësore tha se vendimi i qeverisë për të ashpërsuar qëndrimin e saj kundër misrit GM krijon “pasiguri” në marrëdhëniet me SHBA-në, e cila është burimi kryesor i importeve të misrit të verdhë për ushqimin e kafshëve.

YouTube player