KryesoreLajme

Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është shfaqur kritik ndaj Evropës duke thënë se kjo e fundit s’ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje.

Ministri Maqedonci, ka thënë kështu në Forumin e Sigurisë Halifax, ku ka deklaruar edhe se Kosova dhe Tajvani përballen me kërcënime të ngjashme dhe madje “përballen me sisteme të ngjashme dhe [të njëjtat] armësh, sepse Serbia bleu shumë raketa dhe sisteme armatimi nga Kina”.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Për këtë arsye, siç raporton Domino Theory ai tha se ka mundësi për bashkëpunim në çështjet e mbrojtjes.

Pos kësaj, Maqedonci, ka deklaruar se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë. Pra, tani, në gjithë këtë mjedis, mosndërtimi dhe mos investimi në mbrojtje ishte, mendoj, vendimi i gabuar nga Evropa.”

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Rruga Press

YouTube player