Konjufca takon ambasadorin e Britanisë: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hagreaves, ka takuar sot kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin ka biseduar për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rëndësinë e krijimit të një qeverie me kohë.
Kryetari Konjufca priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën e tij dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.
Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës paszgjedhore në Republikën e Kosovës, nga e cila vijohet me formimin e qeverisë dhe legjislaturës së ardhshme, duke marrë përsipër synimet dhe interesat e vendit tonë.
Rruga Press