KryesoreLajme

Ministri Maqedonci në Forumin e Sigurisë në Tajvan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë të zhvilluar në Taipei të Tajvanit.

Maqedonci mori pjesë në panelin e titulluar “Partneriteti = Demokracia”.

“Së bashku me Dr. Tamara Wittes, Presidente e ‘National Democratic Institute’, si dhe Jack McCain nga ‘McCain Institute’, bashkëbiseduam për mjedisin global të sigurisë, kërcënimet ndaj vlerave demokratike dhe rrugën përpara në fuqizimin e partneritetit ndërmjet vendeve demokratike të botës.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Para audiencës, në Taipei prezantova për progresin Republikës së Kosovës në ndërtimin e një demokracie funksionale, ndërsa theksova faktin që ky progres është rezultat i partneritetit të shtetit tonë me vendet e botës demokratike, që na kanë dhënë përkrahje”, shkruan Maqedonci.

Ai theksoi se ruajta e vlerave demokratike përballë ngritjes së regjimeve autokratike nëpër botë, e ka të domosdoshme kultivimin e partneritet dhe aleancave mes shteteve që besojnë te demokracia dhe gjithë çfarë përfaqësojnë shoqërinë demokratike.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave
YouTube player