KryesoreLajme

Kurti takon ambasadorin Guerot, diskutojnë për procesin zgjedhor dhe ndërhyrjet e Serbisë

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë ditës ka takuar edhe një tjetër diplomat të akredituar në Kosovë.

Nga kryeministria thuhet se, shefi qeveritar me ambasadorin francez Olivier Guérot kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rrugën përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve.

Lexo më shumë  VLEN: Po punojmë për krijimin e një shërbimi sekret modern, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar

Siç bëhet e ditur, gjithashtu në këtë takim mes kreut qeveritar e diplomatit francez u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës.

YouTube player