KryesoreLajme

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht është ministre e Drejtësisë është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që ende nuk janë rezultate përfundimtare, Haxhiu ka marrë mbështetjen e mbi 72 mijë qytetarëve.

Ajo ka gjithsej 76 mijë e 522 vota, duke lënë pas gratë tjera që garojnë për deputete.

Lexo më shumë  U.D. Presidentja Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Ndërkaq, listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.

Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili është gruaja më e votuara, me 34 mijë e 965 vota deri tani.

Kurse, në listën e koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate, kandidatja Time Kadrijaj është gruaja më e votuar me 11 mijë e 891 vota.

Lexo më shumë  Skandali/ Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri nga ushqimi

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV është partia e parë, PDK e dyta dhe LDK e treta.

Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente.

YouTube player