KryesoreLajme

Parakalimi i FSK-së, Maqedonci: Krenari, simbol i triumfit të shtetit tonë të pavarur

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ka përcjell me emocion parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Prishtinë, për nderë të 17-vjetorit të Pavarësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ky parakalim është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj.

Ndër të tjera, Maqedonci ka uruar përvjetorin e 17 të Pavarësisë teksa ka kërkuar që të festojmë me krenari dhe të kujtojmë me respekt dëshmorët.

Postimi i plotë:

Lexo më shumë  Deputetët e rinj që do t'i zëvendësojnë ministrat e emëruar në Qeverinë Kurti 3

26 vite që nga përfundimi i luftës shumëçka ka ndryshuar por ndjena e krenarisë, emocionet mbesin përjetësisht me të gjithë ne, sikur 26 vite më parë kur marshoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe sot me po të njejtin emocion të përcollëm parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë, simboli i triumfit të shtetin tonë të pavarur, Kosovës.

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës, i organizuar për 17 vjetorin e Pavarësisë, është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj. Marshimi i tyre triumfues është një shenjë e qartë e vendosmërisë së shtetit tonë për ruajte të sovranitet, paqes e vazhdimin e progresit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Në këtë ditë të rëndësishme, s’kemi sesi të mos kujtojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Le të festojmë bashkë këtë ditë të madhe të historisë sonë dhe të përkujtojmë me krenari dhe respekt dëshmorët e veprimtarët e çështjes kombëtare që bënë të mundur që Kosova të jetë vend i lirë e shtet i pavarur që ne sot të festojmë dhe mbrojmë me krenari trashëgiminë tonë historike.

Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Rruga Press

YouTube player