KryesoreLajme

Kurti bashkë me ministrin Maqedonci takoi ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim

Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vijoi me takimin me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Lexo më shumë  Diskutohet sot draft-raporti i BE-së, PE kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Kryeministri falënderoi shtetin kroat dhe ministrin Anušić për raportet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai u shpreh se me Kroacinë ndajmë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike si dhe pajtohemi për historinë, dhe se Kosova dhe Kroacia janë vende mike, partnere dhe aleate.

Kryeministri gjithashtu e falënderoi ministrin Anušić për marrëveshjen në mes dy ministrive të Mbrojtjes për trajnimin dhe edukimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman”.

Lexo më shumë  Prokuroria demanton gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili tha se ky institucion e ka njoftuar që GPS-i në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është i AKI-së

Rruga Press

YouTube player