Lajme

VIDEO/ GJKKO e la në “arrest me burg”, Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit. Ja momenti

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Durrës, ku do të qëndrojë aty deri në përfundimin e hetimeve.

Kujtojmë që ditën e djeshme pas një seancë maratone, GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.

https://youtu.be/mBs1slnPqd8

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti nga Barcelona: Koha për unitet të së Majtës përballë sfidave globale