KryesoreLajme

Kurti me anëtarë të VV-së bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 18-vjetorin e vdekjes së tij

Në shënimin e 18-vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, kryeministri Albin Kurti, me strukturat e partisë ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, i cili ishte njëri nga dy aktivistët e VV, të cilët u vranë derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe pakos së Ahtisaarit.

Në këtë protestë ka mbetur i vrarë edhe Mon Balaj.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Pas këtyre homazheve në Prishtinë, në orën 12:00 do të bëhen homazhe edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë, ndërsa në orën 13:15 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Në atë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë të tjerë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, shtinë me plumba gome drejt turmës.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët
YouTube player